play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Sekretet si të hiqni njollat ​​e verës

today09/02/2023

Background
share close

Katër mënyra për t'i hequr njollat e verës së kuqe - Telegrafi

Çdokujt mund t’i ndodhë të njollosë rrobat me verë.

Para se t’i lani, sigurohuni që të kontrolloni njollat në rroba, nëse ato lahen me dorë, në lavatriçe ose kimikisht.

Nëse rrobat lahen me dorë ose me lavatriçe, mund t’i trajtoni vetë njollat, por nëse specifikohet për pastrim kimik, atëherë çojini te një pastrues profesionist.

Verë e kuqe – njollë e lagësht

Hidhni sodë buke mbi njollë. Kur pjesa pluhur të jetë mpiksur, hiqeni duke e larë butësisht me furçë dhëmbësh.

Edhe pse është një mit popullor që kripa largon njollat ​​nga vera, ne nuk e rekomandojmë fare. Kripa i thekson njollat ​​dhe nuk ndihmon në heqjen e tyre.

 

Verë e kuqe – njollë e thatë

Lyejeni njollën fillimisht me verë të bardhë. Pas kësaj, spërkatni sodë buke. Lëreni për disa orë. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe nëse njolla është zhdukur, lani rrobën si zakonisht.

Nëse njolla nuk hiqet, përzieni: gjysmë gote ujë, një çerek gote uthull alkooli, një çerek gote alkool shtëpiak, njomni një leckë në këtë përzierje dhe lyejeni njollën. Shpëlajeni pas disa minutash.

Verë e bardhë

Shpëlajeni njollën fillimisht me ujë të ftohtë. Për rezultate më të mira, kthejeni materialin me kokë poshtë në mënyrë që uji të depërtojë në njollë nga mbrapa. Më pas fërkoni në njollë një sasi të vogël pluhuri larës ose pastrues të njollave, të cilat përdorni zakonisht. Pas disa minutash, vendoseni veshjen e njollosur në lavatriçe dhe lajeni siç do të bënit zakonisht.

Pas larjes, kontrolloni nëse njolla është hequr. Nëse njolla është ende aty, aplikoni një përzierje uji dhe detergjenti për larjen e enëve në njollë, pas disa minutash, lani sërish copën në makinë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *