play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Porti i ri i Porto Romanos do t’i marrë Durrësit edhe shërbimin e pasagjerëve

today27/01/2023

Background
share close

Porti i ri Porto Romanos përveç shërbimeve të ngarkim-shkarkimit të mallrave do të ketë në fokus edhe shërbimet e transportit të pasagjerëve, pavarësisht se fillimisht qeveria tha se ky funksion do të mbetej Portit të Durrësit  dhe se për qëllim po ndërtohej Marina e Moderne e Jahteve.

Autoriteti Portual i Durrësit ka bërë publike disa dhëna rreth projektit të Porti të ri në Porto Romano, (tabela bashkëngjitur) kur ndër të tjera sqarohet se Porti i ri do të përpunojë rreth 1 milionë pasagjerë në vit.

Hap pas hapi ajo që u prezantua si marina më e madhe në Ballkan për transportin e pasagjerëve po rezulton një projekt pasurish të paluajtshme luksoze dhe porti aktual i Durrësit do të shërbeje për parkimin e 200 mjeteve lundruese.

Shërbimi i pasagjerëve dhe mallrave do të kalojnë në Porto Romano. Vitin e kaluar Porti i Durrësit përpunoi më shumë se 688 mijë pasagjerë, nëpërmjet linjave ta trageteve drejt Italisë. Në historikun e transportit të pasagjerëve Porti i Durrësit ka përpunuar më pak se 900 mijë pasagjerë në vit, ndërsa ne Porto Romano pritet të përpunohen rreth 1 milionë pasagjerë në vit.

Autoriteti Portual i Durrësit pritet të tenderojë këtë vit fazën e parë të punimeve për portin e ri të Porto Romanos.

Punimet në këtë fazë kanë kosto rreth 390 milionë euro dhe pritet të përfundojnë brenda vitit 2025.

Porti tregtar i Durrësit do të zhvendoset në Porto Romano për arsye se në vend të tij do të zhvillohet një projekt i ri me ndërtesa luksoze dhe një marinë jahtesh, një investim me kompani pjesëmarrëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Zhvendosja e shërbimeve tregtare dhe i pasagjereve nga Porti i Durrësit në Porto Romano do të bëhet në disa faza për një periudhe rreth 20 vjeçare.

Ndërkohë ky proces ka nxitur pasiguri tek investitorët dhe përdoruesit e Portit të Durrësit, pasi ndërtimi i një porti të ri kërkon investime të mëdha dhe një infrastrukturë krejt të re.

Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano do të kërkojë financime të konsiderueshme për zbatimin e plotë të tij dhe vetëm në fazën e parë 390 milionë euro pa TVSH.

Të paktën 46% e financimit do të sigurohet nga qeveria dhe 54% nga sektori privat. Gjithsej vlera e projektit do të jetë rreth 2 miliardë euro sipas projektit teknik që hartoi kompania konsulentë Haskoningdhv Neederland.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%