play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Një yll në Hollywood me emrin e Octavia Spencer!

today12/12/2022

Background
share close

Aktorja e njohur afrikano-amerikane, Octavia Spencer, u nderua me yllin me emrin e saj  në bulevardin  e të famshmëve në Hollywood.

Fituesja e çmimeve “Oscar”, “BAFTA” dhe “Globit  të Artë”, në ceremoninë e zbulimit të yllit të saj u shoqërua nga kolegët dhe miqtë e saj, Will Ferrell dhe Allison Janney.

Aktorja e  filmave “Hidden Figures” dhe “The Shape of Water” u pushtua nga emocionet, me rastin e nderimit me yll në bulevardin e famës.

“26 vjet më parë unë udhëtova nga Alabama për një Los Angeles, me 3 mijë dollarë në xhep, një televizor të vjetër, një çantë me rroba dhe zemrën e mbushur plot me ëndrra. Ëndrra ime ishte pikërisht kjo. Jam shumë e lumtur për këtë nderim. Jam e pushtuar nga emocionet dhe ende nuk po më besohet se kjo gjë po ndodhë. Njerëzit do të kenë mundësi vërtetë të ecin mbi yllin që  mban emrin tim. Asgjë nuk krahasohet me këtë”.

Octavia Spencer receives star on the Hollywood Walk of Fame - UPI.com

Octavia Spencer dhe Will Ferrell, vijnë së bashku në ekran të madh në filmin e ri muzikor të regjisorit Sean Anders, “Spirited”, i cili tashmë ka nisur  të transmetohet  në platformën “Apple TV +”.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *