Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/12/2022
Rita Ora, veshi një fustan të tejdukshëm dhe u shfaq me grim të veçantë, në edicionin e këtij viti të ceremoninë “British Fashion Awards”.
31-vjeçarja mbante veshur një fustan, krijim i stilistes shqiptare më në zë të momentit në fushën e modës, Nensi Dojaka.
Ora u shfaq në tapetin e kuq edhe më intriguese duke i zbardhur vetullat, dhe me një grim unik dhe të guximshëm që e bënte të dukej si sirenë deti.
Ngaa ana tjetër, stilistja tashmë me famë botërore, Nensi Dojaka, ishte e nominuar për çmimin e fondacionit “BFC”, i cili ka për qëllim ta nderojë një stilist në zhvillim që gjatë 12 muajve të fundit ka pasur ndikim të madh krijues në modën globale.
Dojaka shquhet për koleksionet unike të veshjeve të realizuara ndër vite dhe bashkëpunimin me fytyra të njohura të modës.
Ajo u zhvendos në Londër kur ishte vetëm 17-vjeçare, për të ndjekur shkollën e modës dhe ëndrrën e saj për sukses.
Një pikë kthese për karrierën e stilistes ndodhi kur supermodelja, Bella Hadid, e veshi një nga krijimet e saj në ceremoninë “MTV Video Music Awards” në vitin 2020.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)