Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Chatbot-i më i fundit nga fondacioni “OpenAi” i themeluar nga Elon Musk i mahniti vëzhguesit me aftësinë e tij në të shkruar, zotësinë e tij në kryerjen e detyrave komplekse dhe lehtësinë në të përdorur.
Sistemi i quajtur “ChatGPT”, është evolucioni i fundit në familjen GPT të inteligjencës artificiale në gjenerimin e tekstit.
Dan Gillmor, një profesor i gazetarisë në “Arizona State University”, i kërkoi robotit që ta kryej një nga detyrat që ai iu jep studentëve të tij: shkrimi i një letre një të afërmi duke dhënë këshilla në lidhje me sigurinë dhe privatësinë në internet.
“Nëse nuk jeni i sigurt për legjitimitetin e një ueb-faqeje ose të një poste elektronike, mund ta bëni një kërkim të shpejtë për të marrë vesh se nëse të tjerët e kanë raportuar si një mashtrim”, ishte sugjerimi i sistemit në këtë detyrë.
Gillmor tha: “Unë këtë detyrë do ta votoja me notë të lartë”, duke shtuar: “Akademia ka disa çështje shumë serioze me të cilat duhet përballur”.
“OpenAI tha se sistemi i ri me inteligjencë artificiale me fokus në përdorimin e lehtë.
“Formati i dialogut e bënë të mundshme që “ChatGPT” t’u përgjigjet pyetjeve vijuese, të pranojë gabimet e tij, të sfidojë premisat e pasakta dhe të refuzojë kërkesat e papërshtatshme”, deklaroi “OpenAI” në një postim ku u njoftua prezantimi i i “ChatGPT”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)