Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/12/2022
Sindroma e mashtrimit apo në gjuhën angleze e njohur si, “Imposter Syndrome”, ka ekzistuar që nga viti 1978 kur akademikët e Universitetit Shtetëror të Georgias e identifikuan një fenomen ku gratë e suksesshme kishin nivele të larta të dyshimit për veten.
Në të vërtetë, është më e zakonshme për gratë, veçanërisht për ato me arritje të larta.
Të pasurit sindromën e mashtrimit nuk do të thotë se është diçka negative.
Shumica e njerëzve inteligjentë, ambiciozë dhe punëtorë, zakonisht e përjetojnë këtë sindromë në një pikë të karrierës së tyre.
Ndonjëherë, të gjithë ballafaqohemi me ndjenjën se ne nuk i meritojmë vërtet sukseset që i arrijmë me shumë punë dhe mund. Por me sa duket, kjo është një ndjenjë e zakonshme mes njerëzve të arritur, pra frika për t’u ekspozuar, se nuk e meritojnë suksesi, nuk jeni aq të mirë sa të tjerët dhe mund të zbulohet në çdo moment.
Në të vërtetë, psikologët në fillim të viteve ‘80 zbuluan se pothuajse 2 në çdo 5 njerëz të suksesshëm përjetuan ‘sindromën e mashtrimit’.
Përfshirë këtu personalitete të famshme si, skenaristi Chuck Lorre, shkrimtari bestseller Neil Gaiman, komediani Tommy Cooper, aktori Tom Hanks, aktoret Natalie Portman,Penelope Cruz,Lupita Nyong’o,gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të SHBA-ve, Sonia Sotomayor, këngëtarja Lady Gaga, aktorja dhe ambasadorja e OKB-së, Emma Watson dhe të tjerë.
Dua Lipa ishte ajo që së fundi bëri me dije në një intervistë se vuante nga kjo sindromë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)