play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Rikthehet “Emily In Paris”. Sezoni i tretë është gati të vijë në ekran!

today05/12/2022

Background
share close

Aktorja Lily Collins rikthehet si protagoniste e serialit “Emily in Paris”.

Netflixi tashmë e ka publikuar trailerin e plotë të sezonit të tretë të komedisë  shumë të suksesshme.

Kryepersonazhi, Emily Cooper, vazhdon të punojë në punën e saj të ëndrrave në kompaninë franceze të marketingut.

Por, tani ajo e gjen veten në një udhëkryq, duke zgjedhur mes partnerëve romantikë   dhe mundësive profesionale.

Krahas aktores Lily Collins, në sezonin e tretë të serialit hit rikthehen edhe aktorët tjerë, Philippine Leroy-Beaulieu, Lucas Bravo, Ashley Park, Camille Razat, Samuel Arnold, Bruno Gouery, William Abadie dhe Lucien Laviscount.

Seriali pati kritika të përziera kur  u shfaq fillimisht në platformë,madje shumë e cilësuan si një serial limonatë që nuk sjell më të mirën e Parisit. Megjithatë Emily dhe aventurat e saj në kryeqytetin francez kanë fansat e vet.

Sezoni i tretë  i serialit “Emily In Paris” pritet të shfaqet në Netfix më 21 dhjetor.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *