Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/11/2022
Raportet e brendshme dhe pushimet e fundit nga puna tregojnë se kompania “Amazon” nuk ka më besim në planet e saj harduerike.
“Amazon” u detyrua të pushonte nga puna një pjesë të madhe të punonjësve të saj këtë vit.
Një nga divizionet që mori goditjen më të madhe në këtë fushë është ekipi “Alexa” i kompanisë, i cili është përgjegjës për krijimin e disa prej ekraneve më të mirë “Echo”.
Tani po bëhet gjithnjë e më e qartë se pse ndodhi kjo situatë, pasi divizioni “Worldwide Digital” i Amazon duket se po pëson humbje të mëdha dhe kjo përfshin pajisjet “Echo” dhe “Prime Video”, ndërsa e ardhmja e divizionit “Alexa” është e pasigurt.
Burime të njohura me situatën theksojnë se humbja operative e divizionit “Alexa” gjatë tremujorit të parë të 2022 arriti në rreth tre miliardë $.
Kjo është humbja më e madhe për çdo divizion brenda “Amazon”.
Pavarësisht situatës, “Amazon” thekson se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e pajisjeve “Echo” dhe “Alexa” dhe do të vazhdojë të investojë në to.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)