Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pas blerjes prej 44 miliardë $ të Twitter-it dhe pushimit nga puna të gati gjysmës së 7500 punonjësve, Elon Musk, shefi i ri i Twitter tregoi rregullat e rrjetit social.
Kështu, përmes një postimi në Twitter ai theksoi se rregullat do të “evoluojnë me kalimin e kohës”.
Duhet të theksohet se Twitter është përballur me kritika në të shkuarën, për mënyrën se si ka trajtuar sjelljet abuzive dhe përmbajtjet e urrejtjes në platformë dhe ka modifikuar rregullat e saj.
Kështu, rregullat e reja të Twitter përmendin se qëllimi i platformës është t’i shërbejë “komunikimit publik”.
“Dhuna, ngacmimi dhe llojet e tjera të ngjashme të sjelljes i dekurajojnë njerëzit të shprehen dhe në fund e zvogëlojnë vlerën e komunikimit publik globalisht”.
Rregullat e reja të kompanisë kanë për qëllim të sigurojnë që të gjithë njerëzit të mund të marrin pjesë në komunikime publike, lirisht dhe të sigurt.
U evidentua gjithashtu rëndësia e privatësisë, sigurisë dhe autenticitetit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)