play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Pronari i “Nutella” llogaritet të jetë njeriu më i pasur, lë pas Zuckerberg

today02/11/2022

Background
share close

Nutella e ka mundur Facebook-un. Në renditjen e “Bloomberg” të miliarderëve, një indeks që përditëson çdo muaj pasuritë e të pasurve të planetit, Giovanni Ferrero ka kapur një vend goxha të mirë.

Teksa Zuckerberg-u duhet të përballet me një revolucion Metaverse që po fundos aksionet e Meta-s në bursë duke djegur 80 miliardë dollarë dhe duke ndezur zemërimin e aksionerëve, Ferrero po lundron i qetë, me bukë dhe Nutella, drejt rekordit të ri.

Tanimë, shefi ekzekutiv i kompanisë shumëkombëshe është në vendin e 25-të në mesin e njerëzve më të pasur në planet. Në portofolin e tij janë mbledhur 38.9 miliardë dollarë, rreth tre miliardë më shumë se vitin e kaluar.

Zuckerberg, nga ana tjetër, ka rënë me më shumë se 80 miliardë dollarë, në pozitën e 28-të me vetëm 38.2 miliardë në xhep.

Në fund të fundit, të gjithë nga të renditurit kanë humbur nga pak. Edhe Elon Musk ka humbur. Njeriu më i pasur në botë me 200 miliardë asete, sot po lufton me rihapjen e Twitter-it. Po ashtu edhe Jeff Bezos me minus 65 miliardë dollarë./

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%