Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/10/2022
Elon Musk po krijon gjëra të reja të cilat po e rrisin pasurinë e tij.
Themeluesi i “SpaceX” dhe CEO i Teslas ka nxjerrë në shitje një parfum që mban erë si flokë te djegur, dhe njerëzit po “çmenden” për të.
Musk ka njoftuar se 10,000 shishe parfumi me vlerë 100 $(90,60 £) janë shitur brenda një ore.
“Burnt Hair”, një parfum për meshkuj nga Singed, me çmim 100 $ për shishe, tashmë ka shitur 10,000 copë.
Musk deklaroi në një Tweet të mëparshëm se kompania e tij do të nxirrte në treg një aromë për burrat për t’i bërë ata “të dallohen në një turmë” dhe “të vihen re teksa ecin nëpër aeroport”.
Tani që parfumi i tij ka arritur suksesin e pritur, Musk e ka ndryshuar biografinë e tij në Twitter duke e përshkruar veten si “Shitës Parfumesh”.
Madje ai ka bere shaka me nje status duke shkruar: “Ju lutem blini parfumin tim,ne menyre qe une te blej Twitterin”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)