Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sophia Loren ka ecur në një tapet të kuq shumë të veçantë, për të inauguruar restorantin që mban emrin e saj në Milano.
Fansa dhe personalitete të shumtë morën pjesë për të nderuar divën e madhe, që në moshën 88-vjeçare u shfaq me gjithë sharmin e saj.
Restoranti është një hapësirë prej 400 metrash katrorë e ndarë në tre dhoma kryesore, njëra e dedikuar për bar e kokteje dhe verës, dy të tjerat, me tarracë të jashtme dhe 150 ulëse.
Restoranti ofron një menu tradicionale italiane me preferencë për gatimet napolitane dhe më pas një bar, kafe, pastiçeri, në të njëjtin model si në restorantin e parë kushtuar divës, në Firence.
“Në jetën time kam pasur shumë pasione”, ka shkruar aktorja në disa shënime të publikuara në faqen e klubit: “Është padyshim ushqimi. Asnjë regjisor nuk ka arritur të më vërë në dietë dhe nuk kam qenë kurrë.
Në prerjen e shiritit të restorantit, merrnin pjesë fansat e divës dhe shumë të ftuar të shquar.
Me djalin e saj dirigjent, Carlo Ponti junior dhe nipërit e mbesat, Sofia shfaqej shumë elegante me një kostum me pantallona të bardha kremoze, : “E lumtur me këtë projekt”, thotë ajo: “Ky mishëron disa nga gjërat që dua më shumë: Kuzhina italiane dhe napolitane”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)