Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë do të mblidhet të premten në orën 14:00.
Sipas një njoftimi të publikuar vetë nga ky institucion, thuhet se në mbledhje do të diskutohet në lidhje me ndryshimin e vendimit të marrë pak ditë më parë, ku u vendos çmimi prej 42 lekë/kWh, për konsumin mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor-31 Dhjetor 2022.
Më 30 shtator, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të hynte në fuqi në tetor, fasha prej 800kwh për konsumatorët familjarë.
Rama tha se kërkesa për energji nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), është më e ulët sot sesa në 1 shtator, kur u lançua fasha mbi 800kw.
Sipas tij, rritja e nivelit të baseneve në hidrocentrale, por edhe fillimi i qasjes pozitive të abonentëve familjarë për të kursyer energjinë, ndikuan në këtë vendim të qeverisë për heqjen e fashës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)