play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Shuhet Loreta Lynn,ikona e muzikës country!

today04/10/2022

Background
share close

Këngëtarja e  muzikës country, Loretta Lynn ka ndërruar jetë sot  në moshën 90 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur familja e këngëtares së ndjerë përmes një postimi në Twitter.

Lynn vdiq në shtëpinë e saj në Hurricane Mills, Tennessee.

“Nëna jonë e çmuar, Loretta Lynn, ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes, më 4 tetor, në gjumë në shtëpi në Hurricane Mills”, thuhet në deklaratë.

Country music star Loretta Lynn dies aged 90 | Ents & Arts News | Sky News

Lynn shënoi hite gjatë viteve ’70. Ndër këngët e saj më të njohura janë “Fist City”, “Don’t Come Home a’Drinkin”, “You Ain’t Woman Enough (to Take My Man).

Ajo  ishte vetëm 13 vjeç kur në vitin 1948 u martua me 23-vjeçarin Oliver Lynn dhe kur mbushi të 18-at, ajo ishte nënë e katër fëmijëve.

Në vitin 2003, Lynn ishte e nderuar në Qendrën Kennedy për kontributin e saj në kulturën amerikane dhe iu dha një çmim Grammy për arritje jetësore në vitin 2010.

Tre vjet më vonë, Presidenti Barack Obama i dha asaj një Medalje Presidenciale të Lirisë.

 

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *