play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

High Tech Time

Instagram i fshin Pornhub-it llogarinë për shkelje, në mënyrë të pakthyeshme!

today29/09/2022

Background
share close

Llogaria e “Pornhub” është fshirë përgjithmonë nga Instagrami pas disa javësh pezullimi për shkelje të disa herë të politikave.

Kompania “Meta”  pretendon se, gjatë dekadës së fundit, “Pornhub” ka shkelur në mënyrë të përsëritur kushtet e shërbimit në lidhje me lakuriqësinë, përmbajtjen e të rriturve dhe nxitjen seksuale.

Megjithatë, nuk specifikoi se si saktësisht, përtej asaj që tha për “New York Post” se llogaria kohët e fundit ka shkelur rregullat kundër nxitjes seksuale duke inkurajuar përdoruesit e Instagramit të largohen nga platforma e mediave sociale dhe të vizitojnë një faqe pornografike.

Instagram ferme le compte de Pornhub sur sa plateforme

Si përgjigje, “Pornhub” publikoi një letër të hapur në rrjetin social ” Twitter”, duke e quajtur këtë veprim të padrejtë.

Gjithashtu i ka  bërë presion “Meta”-s që të shpjegojë qartë se pse llogaria e saj dhe ajo e krijuesve të tjerë të përmbajtjeve për të rritur fshihen vazhdimisht.

“Pornhub” argumenton se zbatimi i politikave të Instagramit në lidhje me platformën ka qenë “i errët, diskriminues dhe hipokrit” gjatë viteve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *