Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Euro ra sot në nivelin më të ulët të 20-viteve, duke rënë nën 96 cent kundrejt dollarit amerikan, rënia më e madhe në dy dekada.
Kjo ndodhi pasi ngritjes së partisë së ekstremit të djathtë në zgjedhjet e Italisë tronditi besimin e investitorëve.
Monedha e vetme, e cila hyri në qarkullim fizik në 2002-shin, ra në 0.9550 dollarë kundrejt monedhës së gjelbër, përpara se të rritej përsëri.
Euro është tregtuar nën ose afër barazisë që nga mesi i gushtit, në mes të një krize historike energjetike në Evropë, duke komplikuar efektet e rritjes së inflacionit.
Monedha ka rënë me më shumë se 15 për qind kundrejt dollarit këtë vit.
Giorgia Meloni, e cila kryeson partinë e ekstremit të djathtë Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë), mund të bëhet kryeministrja e parë femër e Italisë.
Meloni ka bërë fushatë me një platformë anti-evropiane dhe ardhja e saj në pushtet do të shënonte qeverinë e parë të udhëhequr nga ekstremi i djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Si rezultat, Banka Qendrore Evropiane duhet të bëhet më agresive në politikën e saj të normave për të ndaluar rënien e euros.
Shtrëngimi monetar nga bankat qendrore anembanë botës për të zbutur inflacionin dhe forcimi i dollarit amerikan që ka arritur një nivel rekord këtë vit ka vënë gjithashtu presion mbi euron dhe monedhat e tjera kryesore.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)