Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Më në fund, Rihanna rikthehet në skenë! Këngëtarja do të performojë në shfaqjen më të rëndësishme të futbollit amerikan, Super Bowl half-time show.
Njoftimi u bë të dielën nga NFL (Liga Kombëtare e Futbollit). Rihanna postoi një foto në Instagram të një krahu të shtrirë duke mbajtur një top futbolli të NFL-së.
“Rihanna është një talent brezash, një grua me fillime modeste që ka tejkaluar pritshmëritë në çdo hap,” tha Jay-Z në një deklaratë; agjencia e tij Roc Nation, është producent ekzekutiv i shfaqjes dhe gjithashtu menaxhon Rihanna-n. “Një person i lindur në ishullin e vogël të Barbados, e cila u bë një nga artistet më të shquara ndonjëherë.”
Super Bowl do të mbahet më 12 shkurt. Pas viteve të sponsorizimit të Pepsit, shfaqja këtë herë do të sponsorizohet nga Apple Music.
Më parë, Rihanna ka refuzuar të performojë në Super Bowl. Në vitin 2019, ajo refuzoi të performonte në mbështetje të Colin Kaepernick, i cili protestoi ndaj brutalitetit të policisë kundër njerëzve me ngjyrë dhe pakicave duke u gjunjëzuar gjatë himnit kombëtar.
“Nuk do të guxoja ta bëja këtë. Për çfarë?” tha Rihanna për Vogue në vitin 2019. “Kush përfiton nga kjo? Jo populli im. Ka gjëra brenda asaj organizate [NFL] me të cilat unë nuk pajtohem fare dhe nuk doja të shkoja dhe t’i shërbeja në asnjë mënyrë.”
Rihanna renditet si një nga artistet më të suksesshme në histori. Prej vitesh, njerëzit presin albumin e radhës. Albumi i fundit, “Anti”, u publikua në vitin 2016. Performanca në Super Bowl mund të shënojë rikthimin e saj në muzikë dhe/ose skenë. Ajo performoi për herë të fundit publikisht në çmimet Grammy në vitin 2018.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)