Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në konferencën e 100 vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ambasadorja yuri kim deklaroi mbështetjen për nismën e ballkanit të hapur, ku pjesë e saj të jenë të 6 vendet. Diplomatja amerikane i konisderoi të vecanta marrëdhëniet mes dy vendeve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin nismën e ballkanit të hapur. Kështu u shpreh ambasadorja yuri kim në konferencën mes shqipërisë dhe shba-së në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënies mes dy vendeve.
“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara është shumë i qartë. Dhe nuk duhet të jetë as surprizë dhe as kontrovers për njerëzit. Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të integruar mes vetit. Dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshirë edhe Ballkanin e Hapur në mënyrë që të jenë konseguente dhe që të kontribuojnë për procesin e integrimit që udhëhiqet nga BE-ja dhe që janë gjithashtu të hapur për të 6 vendet E Ballkanit”, u shpreh Kim.
Duke u ndalur tek marrëdheniet mes dy vendeve, diplomatja amerikane i konsideroi të vecanta, për të cilat tha se duhet të ruhen si thesar.
“Pavarësisht se cfarë debatesh apo mosmarrëvedshjes mund të kemi të cilat ndajnë vendin. Ka një gjë e cila bashkon cdo shqiptarë, nga veriu në jug, nga e majta në të djathtë dhe kjo është që marrëdhënia mes shba dhe shqipërisë është dicka e vecantë, që duhet ruajtur si thesar dhe duhet të rritet”, tha ambasadorja.
Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën në vitin 1991, pas 52 vitesh ndërprerje.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)