Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/09/2022
Regjisori zvicerano-francez, Jean-Luc Godard, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
Ai ishte nje figurë e rëndësishme në valën e re të kinematografisë franceze, njëherësh stili i krijimit të filmave që revolucionarizoi kinemanë në fund të viteve ‘50 dhe ’60,
Lajmin e bëri të ditur gazeta franceze “Libération”.
I njohur më së miri për stilin e xhirimit ikonoklasik, në dukje të improvizuar, si dhe radikalizmin e pandërprerë, Godard la gjurmë në botën e filmit me krijimin e projekteve gjithnjë e më të politizuar në vitet ’60, përpara se ta shijonte një ringjallje të karrierës vitet e fundit, me filma të tillë si “Film Socialisme” dhe “Goodbye”.
Ai njëkohësisht eksperimentoi me teknologjinë digjitale.
Godard bëri famë si rebel që në fillim, duke mbrojtur filmat tradicionalë të Hollywoodit dhe duke promovuar njerëz si, Howard Hawks dhe Otto Preminger, mbi figura më të famshme të industrisë.
Ai gjithashtu kishte një pëlqim të veçantë për Humphrey Bogartin, gjë që u vu në dukje në filmin e tij të parë, “Breathless”, të cilin e publikoi në vitin 1960.
Disa prej filmave tjerë të rëndësishëm të Godardit ishin, “A Woman Is a Woman”, një homazh vetëreferues ndaj filmave muzikorë të Hollywoodit, ku sërish luajti Karina së bashku me Belmondon dhe i cili i fitoi regjisorit edhe më shumë çmime në Berlinale, filmi ekstravagant dhe epik “Contempt”, ku luanin aktorët Michel Piccoli, Brigitte Bardot, Jack Palance dhe Fritz Lang, si dhe filmi i çuditshëm hibrid, “Alphaville”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)