Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/09/2022
Dua Lipa ka deklaruar se “asnjëherë nuk ka dëgjuar” për këngët për të cilat është ngritur padi për plagjiaturë kundër saj.
Në mars të këtij viti, tekstshkruesit L Russell Brown dhe Sandy Linzer e kanë akuzuar këngëtaren se hitin e saj të vitit 2020 “Levitating” e ka vjedhur nga kënga e tyre e vitit 1979 “Wiggle and Giggle All Night”.
Për vjedhje të “Levitating” Dua është akuzuar dhe për një këngë tjetër të vitit 1980, të titulluar “Don Diablo”, të cilën Brown dhe Linzer tani e zotërojnë pasi dëshmuan se ajo kishte kopjuar këngën “Wiggle”.
Në një letër drejtuar një gjykatësi në New York, të siguruar nga Billboard, avokatja e këngëtares 27-vjeçare ka kërkuar që padia të hidhet poshtë, pasi pretendohet,se këngëtarja “nuk ka dëgjuar” asnjëherë për këngët për të cilat akuzohet se i ka vjedhur.
Në padinë e ngritur më 4 mars të këtij viti, Brown dhe Linzer kanë deklaruar se “melodia bazë”, në fillim të këngës “Levitating” të Dua Lipës, është kopjuar nga këngët e tyre, duke e quajtur atë një “duplifikim”.
Dëgjojini këngët dhe vlerësojeni vetë nëse ka ngjashmëri:
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)