Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Lara Colturi skiatorja italiane që garon për Shqipërinë, është renditur e para në garën e 8-të të skive në Amerikën Latine. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama
“Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare Lara Colturi është renditur e para dhe me urimin që ajo të ketë mbarësinë e suksesin që dëshiron, uroj për të gjithë skuadrën tonë kombëtare të skive, krijuar me vizion e pasion nga kreu i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, me vajza e djem të talentuar emigrantësh më veriun e Italisë, që të rritet e forcohet për ta nderuar Shqipërinë edhe në këtë sport, ku ka ardhur koha të investojmë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme në vendin tonë”, shkruan Rama.
Lara Colturi është vajza e ish-medalistes Olimpike Italiane Daniela Ceccarelli, e cila është edhe drejtoresha teknike e Federatës Shqiptare të Skive. Skiatorja italiane me nënshtetësi shqiptare është tashmë në Argjentinë, ku së bashku me stafin e saj do të qëndrojë në Amerikën Latine deri në fund të shtatorit ku do zhvillojë më shumë se 10 gara.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)