play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Piqué konfirmon romancën me të dashurën e re

today23/08/2022

Background
share close

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Gerard Pique dhe Shakira konfirmuan fundin e lidhjes së tyre të dashurisë që zgjati rreth 12 vjet.

Capture

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle ka qenë këngëtarja kolumbiane ajo që ka  vendosur të ndahet  pasi zbuloi tradhtinë e futbollistit spanjoll. me një grua tjetër që nuk është askush tjetër veç të resë Clara Chía Martí .

Lojtari i Barcelonës është shfaqur së bashku me të dashurën e tij të re duke i dhënë njëri-tjetrit puthjen e tyre të parë në publik në një koncert të Dani Martín ku ishte e pranishme edhe familja e Piqué .

Sipas ‘The Sun’, Clara është vetëm 23 vjeçe ndërsa futbollisti 35 vjeç. Ajo ishte studente në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe u njoh me lojtarin në një event të organizuar nga ‘Kosmos’. Clara punonte si kamariere në atë kohë, por tani ajo është një organizatore profesionale eventesh.

Më herët ajo fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale në një përpjekje për të mbrojtur identitetin pas lajmeve për ndarjen e Pique dhe Shakira. Por një foto e saj që ka qarkulluar kohët e fundit, ka zbuluar portretin e të dashurës së futbollistit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *