Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/08/2022
Kampionia shqiptare Luiza Gega e cila triumfoi në Europianin e Atletikës në Mynih, është pritur sot me ceremoni në Rinas.
Në fjalën e saj falenderuese, kampionia tha se ka bërë shumë sakrificë dhe ka punuara fort për të arritur këtë rezultat, teksa dha edhe një mesazh për të rinjtë.
“Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë. Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim sa më shumë denjësisht dhe jam shumë krenare. Më në fund i tregova edhe Europës që edhe në mund tia dalim. Nëse punon fort dhe nëse e do këtë vend mund t’ja dalësh. Gjërat kanë ndryshuar vitet e fundit për sportit. Më kanë dhënë një shtysë më të madhe për të gjithë mbështetjen. Kam bërë të gjitha këto që të vijë kjo medalje. Jam shumë e lumtur që ja dola. Dhe të rinjtë shqiptar mund t’ja dalin dhe kushdo që e do të këtë vend. Vetëm nuk do t’ja kisha dalë nëse nuk do të kisha edhe mbështetjen e trajnerit”- tha Luiza Gega në fjalën e saj.
Ministrja Evis Kushi tha se Luiza përfaqëson shumë më tepër sesa një kampione Evrope në atletikë. Ajo është modeli i shkëlqyer jo vetëm në sport por në çdo fushe te jetës. Luiza është modeli që duhet të frymëzojë çdo të ri shqiptar, sepse vetëm me këmbëngulje mund t’ia dalësh.
“E dashur Luiza, Ndër emocionet më të veçanta që kam përjetuar gjate punës sime si Ministre Sportesh ka qenë momenti kur ti dhe Brikeni valëvitët flamurin tonë kuqezi në Stadiumin Olimpik të Tokios 1 vit më parë. E momenti i dytë më emocionues ka qene këtë të shtunë teksa ti, me lot në sy, valëvite përsëri flamurin shqiptar, duke e sjellë për herë të parë në Shqipëri medaljen e artë në atletike. Nuk ka emocion më të bukur sesa lotët e gëzimit. Unë që kam patur fatin ta njoh nga afër e di shumë mirë se ke trup i vogël ka një vajzë dinjitozë, e nuk mund të ishte ndryshe. Të jesh kampione e Europës nuk mjafton vetëm talenti por duhet shumë punë dhe mund. Luiza me shumë sakrifica ja ka dalë. Prandaj sot jemi këtu, për modelin që ajo përfaqëson” – tha ministrja Kushi.
Askush nuk mbajti ritmin fantastik të Luiza Gegës në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)