play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Vetëm pak nga kjo erëz, mund të zëvendësojë një orë palestër

today11/08/2022

Background
share close

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini qumësht me shafran? - Konica.al

Çdo vit, miliona njerëz vendosin të ushtrohen dhe të përmirësojnë gjendjen e tyre fizike. Dhe ata që ngulmojnë në të, jo vetëm kanë shëndet më të mirë, por janë edhe me humor më të mirë. Të qenit aktiv bëhet edhe më i rëndësishëm me kalimin e moshës.

Megjithatë, studiuesit tani duan të vërtetojnë nëse shafrani i Indisë me të vërtetë mund të ketë një efekt të ngjashëm në trup si ushtrimet, gjë që do të ishte një informacion veçanërisht i rëndësishëm për ata që për ndonjë arsye nuk mund të ushtrohen.

Çfarë efekti ka shafrani i Indisë në trupin tonë?

Rezultatet e studimit janë veçanërisht inkurajuese për gratë që kanë filluar të përjetojnë probleme që vijnë me moshën ose që sapo kanë hyrë në menopauzë. Studimi i publikuar në revistën “Nutrition Research” ka ardhur në një përfundim befasues.

Konsumimi i shafranit të Indisë mund të jetë po aq efektiv për shëndetin e zemrës sa edhe aktiviteti fizik. Ndryshime pozitive kardiovaskulare dhe më pak vdekje qelizore u vunë re te pjesëmarrësit (përfshirë 32 gra) që konsumuan kurkumin gjatë studimit.

Ata zbuluan se polifenoli që përmban shafrani i Indisë ka një efekt pozitiv në enët e gjakut, i cili është i ngjashëm me efektin e një ore stërvitje aerobike. Rezultatet e para ishin të dukshme pas vetëm tetë javësh.

“Ky studim tregoi se konsumimi i rregullt i kurkuminës ose ushtrimet e rregullta aerobike mund të përmirësojnë ndjeshëm funksionin e endotelit”, përfundojnë shkencëtarët. Ky zbulim sugjeron që kurkumina mund të parandalojë rënien e funksionit endotelial të lidhur me moshën tek gratë pas menopauzës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *