play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Pak pushim përpara se t’i rikthehet turneut botëror në shtator! Dua Lipa falenderon fansat dhe bashkëpunëtorët me një postim në Instagram!

today11/08/2022

Background
share close

Dua Lipa ka qenë mjaft aktive gjatë këtij viti duke mbajtur koncerte të shumta në kuadër të turneut të saj muzikor, ‘Future Nostalgia’.

Këngëtarja ka postuar  disa pamje nga koncertet   dhe ka shprehur falënderim për të gjitha ata që kanë shkuar në koncerte dhe ata që e kanë bërë të mundur realizimin e tyre.

“Ka qenë një rrugëtim marramendës – 74 koncerte në turneun ‘Future Nostalgia’! Do të bëjmë një pushim të vogël përpara se të nisemi për në Amerikën e Jugut në shtator”.

“Faleminderit të gjithëve që kanë ardhur për t’i parë koncertet tona deri tani. Shpresoj t’i keni shijuar po aq sa ne! Shumë  dashuri  për stafin dhe ekipin që e ka bërë të mundur çdo koncert”, ka shkruar Dua.

 

“Future Nostalgia”  është turneu i dytë muzikor i këngëtares  i cili promovon  albumin e saj të dytë me të njëjtin titull, të publikuar në vitin 2020.

Turneu duhej të fillonte në dhjetor të vitit 2019, pastaj u shty për në prill dhe në qershor të vitit 2020, dhe disa herë të tjera për shkak të pandemisë së COVID-19.

Koncertet e Duas nisën më 9 shkurt të vitit 2022 në Miami dhe do të mbyllet më 19 nëntor në Perth të Australisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *