Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today09/08/2022
Regjisori i njohur danez, Lars Von Trier, i shquar për filma të tillë si:”Nymphomaniac” “Dancer in the Dark”, “Dogville” dhe “Melancholia”, është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në moshën 66-vjeçare.

Kompania filmike e regjisorit kontrovers, “Zentropa”, e konfirmoi lajmin që Lars është diagnostikuar me çrregullimin neurodegjenerativ, por bëri të ditur se është në gjendje shpirtërore të mirë dhe po trajtohet për simptomat e tij.
Përmes një deklarate për mediat, “Zentropa” e informoi publikun se regjisori do ta përfundonte punën rreth sezonit të tretë dhe final të serialit të zhanrit horror, “The Kingdom Exodus”, i cili do ta ketë premierën botërore në festivalin e filmit në Venecia më 31 gusht.

Sidoqoftë, u bë e ditur se Lars von Trier do të realizojë konferenca të limituara për mediat, për ta promovuar filmin.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)