Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today03/08/2022
Madonna nuk ka ndryshuar mendje rreth rëndësisë së zotërimit të të drejtave ligjore të muzikës.
Në një intervistë të fundit për revistën “Variety”, ajo tha se nuk planifikon të shesë katalogun e pasur muzikor.
Kur u pyet pse nuk do ta konsideronte mundësinë për t’i shitur të drejtat e diskografisë së saj, siç kanë bërë muajt e fundit këngëtarët si, Justin Timberlake dhe Sting, ajo u përgjigj menjëherë duke thënë: “Sepse ato janë këngët e mia.
Zotërimi i muzikës tënde është gjithçka që ka rëndësi, apo jo?”.
Megjithëse ajo ende e ruan pronësinë mbi katalogun e saj, në gusht të vitit të shkuar Madonna nënshkroi një marrëveshje të re bashkëpunimi me kompaninë, “Warner Music Group”.
Këngëtarja pohoi se partneriteti me këtë kompani ishte i mahnitshëm, si dhe e konfirmoi se ajo do ta ketë një rol ekzekutiv në mënyrën se si do të ribotohet materiali i saj i vjetër.
Madonna, deklaroi disa kohë më parë se ka vendosur të realizojë filmin e saj biografik, me qëllim që t’i ndalojë “burrat mizogjenë” që ta marrin përsipër projektin.
Siç u bë e ditur në vitin 2020, këngëtarja e ka bashkëshkruar dhe po e bënë regjinë e filmit ende të patitulluar.
Besohet se aktorja e serialit “Ozark”, Julia Garner, po konsiderohet për rolin protagonist të projektit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)