Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Drake u detyrua të anulonte shfaqjen e tij të shumëpritur në “Young Money Reunion” pasi rezultoi pozitiv për COVID-19.
Këngëtari kanadez do të ndante skenën me Nicki Minaj dhe Lil Wayne në qytetin e tij të lindjes, Toronto, Kanada.
Drake ua dha lajmin e keq fansave në një postim në Instagram, duke thënë se doli pozitiv për virusin.
Reperi 35-vjeçar premtoi se do ta riplanifikonte shfaqjen në datën më të shpejtë të mundshme.
“Deri atëherë, shpresoj që të gjithë të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm, iu dua të gjithëve”.
“Më vjen shumë keq që ju zhgënjeva dhe në momentin që do të rezultoj negativ, do t’iu jap gjithçka që kam në skenë përveç COVID”-it-shkroi këngëtari në rrjet.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)