play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Taylor Swift iu dha “titulli” si ndotësja më e madhe e mjedisit!

today02/08/2022

Background
share close

Kësaj here, vëmendja tek këngëtarja Taylor Swift nuk ka qenë as për projektet e reja, as për ndonjë album, as për ish-partnerët apo romancat e reja.

Ylli i muzikës pop është “nderuar” me një titull të çuditshëm, që ka të bëjë me ndotjen e ajrit.

Megjithëse ka folur shpesh për dashurinë e saj për mjedisin, Swift nuk ia ka kursyer atij ndotjen duke përdorur avion privat. Ndaj është kurorëzuar me ‘titullin’ “Artistja që ndot më shumë”.

Kompania Yard ka bërë një tabelë të quajtur “10 prodhuesit “më të mirë” të CO2 mes personazheve të famshëm”, ku kanë përcaktuar se cilët janë artistët që kanë prodhuar më shumë CO2 (dioksid karboni) për shkak të udhëtimeve të tyre me avion privat.

Raporti zbuloi se këngëtarja Taylor Swift është e famshmja që ka ndotur më shumë ajrin vitin e fundit. Këngëtarja ka bërë 170 udhëtime që nga janari, që barazohet me gati 16 ditë të plota në ajër.

Emetimet nga fluturimet e saj kanë arritur në 8,293.54 ton CO2. Yard vëren se kjo shifër është “1,184.8 herë më shumë se emetimet vjetore të një personi mesatar”.

Kompania gjithashtu theksoi se fluturimi më i shkurtër i Swift ishte vetëm 36 minuta, diçka që mund të ishte shmangur.

Ndërkohë, ende s’dimë ç’ka Swift për të thënë për këtë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *