play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Ja kur pritet të hapet katedralja “Notre Dame” në Paris

today02/08/2022

Background
share close

Katedralja “Notre Dame” në Paris është një ndër monumentet kulturore më të bukura në botë, por pas zjarrit që ra në vitin 2019 mundësia për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme “u shua” ditë pas dite.

Megjithatë duket se mrekullia ka ndodhur, teksa tashmë po mendohet që katedralja të hapet për vizitorët në vitin 2024. Lajmin e ka dhënë ministri francez i Kulturës, Rima Abdul Malak.

Monumenti i Parisit i shekullit të 13-të mori flakë në prill të vitit 2019. Që atëherë, një projekt i madh restaurimi është kryer me synimin për ta rikthyer atë në modelin e tij të mëparshëm.

Rihapja e objektit të famshëm turistik përkon me Olimpiadën e Parisit 2024, kur mijëra spektatorë pritet të mbërrijnë në Francë. Restaurimi dhe ndërtimi i katedrales Notre Dame me kosto 850 milionë euro përfshin tri faza.

Ka përfunduar faza e parë e pastrimit të rrënojave në ambientet e brendshme dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së objektit.

Faza e dytë përfshin punimet në kornizat dhe çatitë. Kurse rindërtimi i majës do të fillojë në fund të verës, ndërkohë që faza e tretë dhe e fundit do të fokusohet në rindërtimin e jashtëm. Është krenaria e Parisit dhe një prej atraksioneve më të njohura në botë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *