Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/08/2022
Kreu i Instagram-it Adam Mosseri, tha se platforma e rrjetit social do të duhet që të tërheqë disa nga ndryshimet e fundit në aplikacion, ndryshime të cilat nxitën kritika të shumta nga përdoruesit e tyre.
Gjatë javëve të ardhshme, Instagram do të heqë nga përdorimi testimin i cili i ktheu faqet e përdoruesve në video me ekran të plotë, njëjtë si në TikTok, ku si prioritet ishte shfaqja e videove.
Kompania gjithashtu do ta ulë numrin e posteve të rekomanduara të cilat shfaqen tek përdoruesit, kjo si pjesë e planit të përmirësimit dhe ripërpunimit të algoritmeve të tyre.
Mosseri bëri me dije se shqetësimet e përdoruesve në lidhje me ndryshimet reflektuan në vetë të dhënat e brendshme të Instagram-it, dhe kjo është se pse kompania po planifikon që të tërhiqen dhe të mendojnë se si të lëvizin në të ardhmen.
Ndryshimet vijnë pasi përdoruesit shprehën pakënaqësi mbi kalimin gradual të kompanisë nga një aplikacion ku ata kryesisht mund të shihnin fotografi të familjarëve dhe miqve të tyre, në një aplikacion i cili është i mbushur me pastime të rekomanduara dhe video në një përpjekje për të hyrë në garë me TikTok.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)