play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Margot Robbie listohet si aktorja e re më e paguar për filmin “Barbie”

today01/08/2022

Background
share close

Margot Robbie është shpallur si “aktorja e re më e paguar” pasi u zbulua pagesa  e saj për komedinë “Barbie”.

Aktorja australiane, 32 vjeçare, ka marrë 12.5 milionë $ për të luajtur në rolin kryesor të filmit të regjisores dhe shkrimtares së nominuar për ‘Oscar’, Greta Gerwig, bazuar në kukullën ikonike  me të njëjtin emër.

Ryan Gosling, i cili luan si Ken në këtë film, gjithashtu ka fituar 12.5 milionë $.

Barbie: Margot Robbie and Ryan Gosling overshadowed by fan's bikini on set  | Metro News

Aktorë të tjerë me fitime të larta që ende renditen mbi nivelin mbresëlënës të pageses  së Robbie përfshijnë legjendat e ekranit si: Denzel Washington (“The Equalizer 3”), i cili u pagua 20 milionë $, Leonardo DiCaprio (“Killers of the Flower Moon”),  me 30 milionë $.

Tom Cruise, i cili renditet si aktori më i paguar me 100 milionë $ për “Top Gun: Maverick”. Robbie më parë fitoi 10 milionë $  për filmin e saj të pavarur të Harley Quinn 2020 “Birds of Prey”.

Aktorja  luan së bashku me Gosling, 41 vjeç, si Ken si dhe Simu Liu, Will Ferrell, Michael Cera, Issa Rae dhe Kate McKinnon në “Barbie” qe pritet në ekran vitin e  ardhshëm.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *