Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/08/2022
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat për situatën epidemiologjike në vend.
Sipas MSH gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre qytetarë. Ndërsa nga 645 teste të kryera janë identifikuar 278 persona.
Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit janë shëruar 975 pacientë.
Njoftimi: Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 645 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 278 qytetarë, në këto bashki:
77 në Tiranë, 27 në Lushnje, 24 në Vlorë, 21 në Durrës, 19 në Sarandë, 13 në Divjakë, nga 9 qytetarë në Vorë, Berat, 8 në Kavajë, 7 në Himarë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Fier, Librazhd, nga 5 qytetarë në Has, Delvinë, Devoll, Prrenjas, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, Gramsh, 3 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Përmet, Tepelenë, Peqin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec.
Janë 7,539 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-75 vjeç, një qytetare nga Fieri 80 vjeçe
Janë shëruar 975 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 301,288 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (1 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 278
Të shëruar në 24 orë 975
Të shtruar në spitale 35
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 645
Testime totale 1,918,822
Raste pozitive 312,375
Raste të shëruara 301,288
Raste Aktive 7,539
Humbje jete 3,548
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,952
Fier 625
Durrës 573
Vlorë 454
Elbasan 393
Korçë 331
Shkodër 327
Berat 251
Gjirokastër 238
Lezhë 219
Dibër 114
Kukës 62
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)