Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një kërkim i kryer me 39 mijë të anketuar që luajnë lojëra kompjuterike tregoi se nuk ka pothuajse asnjë provë që koha e kaluar para kompjuterit ndikon në ndjenjat e lumturisë dhe kënaqësisë.
Sipas shkencëtarëve, dikujt do t’i duhej të luante 10 orë në ditë më shumë se zakonisht për të vënë re ndonjë ndryshim.
Kjo sepse atëherë gjendja shpirtërore ndikohet më shumë nga vetë arsyeja e qëndrimit të zgjatur në kompjuter.
Këto rezultate janë në kundërshtim me një studim të vitit 2020, i cili tregoi se ata që luanin më gjatë ishin më të lumtur.
“Arsyeja e shëndoshë thotë se ju ndoshta jeni një person më i lumtur nëse keni më shumë kohë të lirë për të luajtur video lojëra”, tha psikologu Andrew Przybylski nga Instituti i Internetit të Oksfordit, i cili ka punuar në të dyja studimet.
Hulumtimi i titulluar “Koha e shpenzuar me video lojëra nuk ndikon në mirëqenien emocionale”, u botua në revistën “Royal Society Open Science”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)