Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today28/07/2022
Ministria e Barazisë ( Ministry of Equality- departamenti në qeverinë e Spanjës, fokusi i të cilës është barazia gjinore dhe politikat që luftojnë të gjitha format e dhunës ndaj grave) ka lançuar fushatën ndoshta më interesante të kësaj vere!
Fushata verore, e cila u bë shpejt virale në mediat botërore ka për qëllim të inkurajojë gratë me forma dhe përmasa të ndryshme trupore ta shijojnë verën 100% duke u çliruar nga komplekset e “trupit të verës”. Slogani i fushatës është: “Vera është gjithashtu e jona” dhe në kopertinë shfaqen gra të ndryshme në moshë, ngjyrë, formë dhe përmasa teksa shijojnë diellin dhe detin.
“Shijoje siç do, ku do dhe me kë do ti!”- shkruhet në përshkrim. Pjesë e fotos është gjithashtu një grua topless e cila i është nënshtruar operacionit ku ka hequr njërin prej gjinjve.
“Të gjithë trupat janë trupa plazhi.- tha Ione Belarra, Ministrja e të Drejtave Sociale në Spanjë. Të gjithë trupat vlejnë dhe ne kemi të drejtën ta shijojmë jetën siç jemi, pa ndjesi faji apo turpi. Vera është për të gjithë.
Ideja e kësaj fushate është për të zbehur ndikimin që kanë steriotipizimet tek vetëbesimi i grave dhe sesi pritshmëritë për fizikun kanë ndikuar dhe mohuar të drejtat e tyre për të shijuar siç e meritojnë.
“Trupa të ndryshëm, pa stereotipe gjinore. Vera na përket edhe ne. Të lira, të barabarta dhe të larmishme”, shkroi në Twitter Antonia Morillas, kreu i institutit të grave dhe organizatës që fshihet pas nismës.
Gjithsesi, fushata është konsideruar si absurde nga liderët e partisë kundërshtare të cilët janë shprehur se “po krijohet një problem që nuk ekziston.”
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)