Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/07/2022
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ka takuar mjekët e rinj të specialiteteve të urgjencës, anestezi-reanimacionit, pediatrisë dhe kardiologjisrlë, që i janë bashkuar ekipit të këtij spitali.
“Jemi në Shkodër me 5 mjekët e rinj specialistë, të cilët tashmë janë atashuar në këtë spital dhe kanë filluar punën. Jam me të vërtetë krenare që kemi mundësi që spitali i Shkodrës të fuqizojë shërbimet, duke ju shtuar mjekë, sikurse mjekë të terapisë intensive apo mjekë të urgjencës, mjekë pediatër dhe gjithashtu kardiologë. Janë ekipe të cilat vërtetë do të përmirësojnë shërbimet në spital, do të fuqizojnë shërbimet në spitalet tona dhe mbi të gjitha do të garantojnë që protokollet mjekësore, trajtimet e pacientëve të jenë në kohë dhe me cilësi”, tha Manastirliu.
Ministrja Mastarliu tha se edhe mjekët që kanë përfunduar detyrimin me Ministrinë e Shëndetësisë do të vijojnë të përfshihen në spitalet rajonale dhe ato universitare, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime sa më afër vendbanimit.
“Ne jo vetëm që po fuqizojmë spitalet me 100 mjekë specialistë, por nga ana tjetër kemi pasur mundësinë që mjekët që kanë përfunduar detyrimin 3-vjeçar me Ministrinë e Shëndetësisë, të atashohen sërish në spitalet tona, duke krijuar kështu një organizim shumë të mirë edhe në spitalet e Tiranës, për të fuqizuar kapacitetet e spitaleve universitare”, tha Manastirliu.
Duke theksuar që investimet në Shkodër do të vijojnë, Manastirliu tha:
“Kemi plane dhe investime të tjera për spitalin e Shkodrës. Duam që të fillojmë edhe rehabilitimin e Poliklinikës së Shkodrës, një tjetër investim shumë thelbësor për gjithë spitalin, sepse shërbimi ambulator në spitalin rajonal të Shkodrës do të projektohet në një model të ri. Ashtu sikurse kemi bërë sisteme të mira, qoftë në Tiranë, qoftë në Lushnje, qoftë në Vlorë, poliklinikat e reja, ku me të vërtetë jepet një shërbim dinjitoz edhe nga pikëpamja e infrastrukturës, por edhe për nga pikëpamja e shërbimeve, sepse janë shtuar edhe pajisje të reja, gjë që planifikojmë ta kemi edhe në Shkodër për ta investuar dhe për ta rehabilituar këtë poliklinikë”, tha Manastirliu.
E pranishme në Spitalin Rajonal Shkodër, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, deputetja e qarkut Shkodër, Edona Bilali tha:
“Si deputete e qarkut Shkodër jam shumë e kënaqur veçanërisht që kemi mjekë specializantë tashmë që i shtohen forcave të Spitalit Rajonal Shkodër, për të rritur akoma më shumë standardin e shërbimit”.
Janë 100 mjekë specialistë të atashuar pranë spitaleve rajonale dhe bashkiake. Më konkretisht, 10 mjekë të specializuar në qarkun e Dibrës, duke përfshirë edhe spitalin e Bulqizës edhe të Burrelit. Do të jenë 13 mjekë të specializuar për qarkun e Lezhës; 12 mjekë të specialistë në qarkun e Korçës; 11 mjekë specialistë në qarkun e Gjirokastrës; po ashtu mbi 8 mjekë në qarkun e Kukësit, Shkodrës, Vlorës, Beratit, Durrësit, Elbasani, etj.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)