Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Jonas Vingegaard fitoi titullin e tij të parë të Tour de France, duke përfunduar një triumf që ai vendosi në garat malore pas një dueli me Tadej Pogacar. Slloveni u rendit i dyti.
Vingegaard hodhi themelet e fitores së tij në etapën e 10-të, kur ai dhe shoku i tij i skuadrës Primoz Roglic sulmuan pamëshirshëm Pogacarin. Në përgjithësi, Vingegaard, i cili u vu në qendër të vëmendjes vitin e kaluar, përfundoi përpara Pogacar dhe gjithashtu fitoi klasifikimin malor.
Ekipi Jumbo-Visma i Vingegaard dominoi turneun, duke fituar gjashtë nga 21 etapat.
Pesë vite më parë Vingegaard punonte në një fabrikë përpunimi të peshkut dhe stërvitej në kohën e lirë, ndërsa tashmë, ai është danezi i parë që fiton Tourin që nga Bjarne Riis, i cili e mbajti titullin e tij të vitit 1996, pavarësisht se më pas u ndëshkua për përdorim substancash të ndaluara.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)