play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

39-vjeçari humbet dhëmbët, i shpërthen cigarja elektronike në gojë

today25/07/2022

Background
share close

Një punëtor fabrike ka paralajmëruar të gjithë përdoruesit e cigareve elektronike pasi pajisja e tij shpërtheu duke i shkaktuar dëmtime në fytyre.

Paul, 39 vjeç humbi gjithashtu 7 dhëmbë.

“Kishte aq shumë gjak kudo dhe goja ime ishte aq e dëmtuar  sa nuk e dija në atë moment çfarë kishte ndodhur.”

“Kjo ndodhi pasditen e së premtes teksa po ecja drejt makinës sime pas një jave të gjatë në punë.”

Pas incidentit Paul u dërgua në Spitalin Friarage, Northallerton ku po merr trajtim mjekësor.

Ai tani po përballet me një shërim të gjatë dhe të dhimbshëm dhe një trajtim privat dentar me vlerë mijëra paund.

Sipas britanikëve fajin për shpërthimin e ka bateria. Ai e bleu atë në internet nga një prodhues kinez.

Paul tani dëshiron të gjejë një avokat dhe të marrë kompensim për lëndimet që pësoi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *