Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Këngëtari i famshëm Ricky Martin fitoi çështjen kundër nipit të tij Denis Jadiel Sanchez, i cili e akuzoi atë për incest dhe abuzim.
Sanchez hodhi poshtë përfundimisht akuzën ndaj Martin, ndonëse më parë pranoi se ata kishin qenë në një marrëdhënie seksuale prej disa muajsh.
Një gjykatës në Porto Riko hoqi gjithashtu një masë ndalimi të përkohshëm, që iu vendos Ricky Martin një javë më parë, sipas “TMZ”.
“Siç edhe parashikuam, masa e ndalimit të përkohshëm nuk u zgjat nga gjykata. Prokurori konfirmoi në gjykatë se vendimi për tërheqjen e akuzave ishte vetëm i tij, pa ndikim apo presion nga jashtë”, tha ekipi ligjor i Martin.
Më pas këngëtari ka postuar një mesazh në Instagram se “e vërteta fiton” në fund.
Denis Jadiel Sanchez është djali i gjysmëmotrës së Ricky-t, Vanessa Martin.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)