play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

18-fishohen rastet aktive me Covid-19 në një muaj

today11/07/2022

Background
share close

Ogerta Manastirliu: Kemi rritur 85% financimin publik për shëndetësinë! -  Agjencia Zhurnal.mk.

Të prekurit me Covid në vend u shtuan në mënyrë të befasishme.

Rreth 11 mijë të prekur u zbuluan në një muaj ndërsa rastet aktive u 18 fishuan.

Lexo edhe: Covid-19 te të vegjlit, mjekët: 10-15 fëmije rezultojnë të infektuar çdo ditë

Rritje pësuan dhe të shtruarit në spitale e humbjet e jetës, por jo me ritmin e të infektuarve të rinj.

Megjithatë autoritetet shëndetësore parashikojnë një situatë më pesimiste në vjeshtë.

“Ashtu sikurse është alertuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vjeshta mund të vijë me një valë të re të covid19 dhe varianteve të reja të Omicron. Ndaj ne duhet të bëhemi gati që t’i përballojmë të gjitha ato emergjenca që mund të vijnë në të ardhmen, duke qenë të përgatitur dhe duke ndërtuar kapacitetet dhe duke i fuqizuar ato”

Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë nga ku foli ministrja e Shëndetësisë pritet të përfundojë rikonstruksionin në fund të korrikut dhe brenda gushtit të presë pacientët e parë.

Infektivi do të ketë 118 shtretër.

Për t’iu përgjigjur emergjencave ministrja Manastriliu tha se mund të kthehet në gjysmë terapi intensive.

“Bërja funksional i këtij spitali do të fillojë në muajin gusht, ku edhe do të kemi një hapje të këtij shërbimi të ri. Ashtu sikurse tashmë kjo strukturë është e projektuar, do të kemi më shumë se 60% të dhomave me ajër me presion negativ. Kjo ndihmon shumë përsa i përket trajtimit të sëmundjeve infektive. Reanimacioni rrit kapacitetet duke i dyfishuar ato. Ndërkohë që gati të gjitha dhomat ofrojnë të gjitha panelet e gazrave mjekësore duke e kthyer në një moment të caktuar nëse do të na duhet dhe një spital pra, gjysmë terapie intensive
Investimi i kryer kap vlerën e 5.6 milion eurove dhe ka të bëjë me rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *