Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today08/07/2022
Pasditen e djeshme mijëra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës, në një protestë të thirrur nga Partia Demokratike dhe një grup i Shoqërisë Civile.
Qytetarët zhvilluan një protestë paqësore prej më shumë se 2 orësh, ku i kërkuan qeverisë Rama të japë dorëheqjen për shkak të rritjes së çmimeve, krizës ekonomike dhe skandaleve të korrupsionit.
Por, ndërkohë protestës i kanë bërë jehonë edhe mediat ndërkombëtare.
“Washington Post”, një nga gazetat më prestigjioze në SHBA, shkruan se mijëra njerëz iu bashkuan opozitës në shesh.
“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare kanë mbajtur një protestë paqësore në kryeqytetin Tiranë, duke i kërkuar qeverisë së qendrës së majtë të japë dorëheqjen, për shkak të krizës së kostove të jetesës dhe korrupsionit të dyshuar”.
“Shqipëria ka njohur një rritje të çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe karburanteve të lidhura me luftën në Ukrainë dhe ndikimin afatgjatë të pandemisë së koronavirusit.
Protesta u organizua nga partia kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Partia Demokratike, dhe u udhëhoq nga kreu i saj, Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër 77-vjeçar.
Berisha është zotuar të rikthejë partinë në pushtet pasi humbi në tri zgjedhjet e fundit parlamentare dhe akuzon qeverinë aktuale për korrupsion,” shkruan gazeta.
Po ashtu edhe media të tjera, si “DW”, “Associated Press” etj, i kanë bërë jehonë protestës së djeshme në Tiranë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)