Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Boris Johnson do të japë dorëheqjen si lider konservator sot, por ai do të vazhdojë si kryeministër deri në vjeshtë.
Johnson do të shpallë publikisht dorëheqjen e tij gjatë ditës së sotme, raporton BBC.
Kjo lëvizje e Johnson erdhi pasi disa ministra të rëndësishëm Kabinetit të tij qeveritar dhanë dorëheqjen.
Ditën e djeshme Sajid Javid, Sekretari i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, dha dorëheqjen duke thënë se kishte humbur besimin te Johnson.
Pastaj vetëm disa minuta më vonë, Rishi Sunak, kancelari i thesarit – ose ministër i financave – dha dorëheqjen gjithashtu.
Ndërsa sot në mëngjes pati një boom dorëheqjesh nga ministra dhe zyrtarë të ndryshëm, duke detyruar Johnson të dorëzohet.
Sipas burimeve, Johnson ka tentuar të zëvendësojë ministrat e dorëhequr, por asnjë brenda partisë ka pranuar të sakrifikohej për një lider që tashmë shihet si i “shkurorëzuar”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)