play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Rritja e rasteve me Covid/ Komiteti Ekspertëve apel për vaksinim të popullatës: Në 90% bashkive kemi raste aktive. Qarkullon varianti BA5

today06/07/2022

Background
share close

Komiteti i Ekspertëve vlerëson se kemi një trend në rritje në ditët e fundit të rasteve me Covid 19.

“Incidenca javore dhe dy javore ka pësuar rritje, nga 4-5 muaj më parë. Në 90% të bashkive kemi raste aktive. Popullata duhet të ndërgjegjësohet për vaksinim me dozë të tretë dhe të katërt. Nuk ka një sezonalitet, covid është i pranishëm në gjithë muajt e vitit.” U shpreh Tomini.

Rakacolli: Vaksinimi mbetet mjeti kryesor. Në Shqipëri ka rënë ky nivel

Bino: Vaksinimi është një mjet i rëndësishëm, luan një rol edhe në parandalimin e sëmundjes. Është tepër i rëndësishëm, % me dozë të parë ka rënë, në krahasim me një javë më parë. Vaksinimi me dozë të tretë ka shënuar një rritje të lehtë. % e vaksinimit mbetet e ulët krahasuar me muajt paraardhës. Mbi 12 vjec, është 51.3 % me një dozë. 48.7 me dy doza. 13.1%  me tre doza 0.2 % me kater doza

60.8% në popullatën adulte me 1 dozë, 57 % me dy doza. Edhe këtu vaksinimi me dozë të tretë mbeteti ulet.

Vaksinimi shkon në nivelin 49 % për të gjithë popullatën, ndërsa me dy doza 46%. Me dozën e tretë vijon të mbetet i ulët, në 10%.

Grupmoshat me përqindjen më të lartë të vaksinimit është grupmosha mbi 70 vjec që kanë edhe dozën e tretë. 36 % me dozë të tretë, ka një rritje që na ndihmon në uljen e vdekshmërisë. Për grupmoshën mbi 60 vjec me tre doza mbetet në 35 %. Me kalimin nën  50 vjec mbulesa vaksinave bie, në 52 % me dy doza.

Grupmoshat e reja, mbi 40 vjec, ka një mbulesë me 50 % me dy doza me tre doza në 8 %.

Grup moshat nën 30 vjec, kanë një mbulesë vaksinave te 30%.  Varianti aktual që qarkullon sot është BA 5. Ende nuk kemi të dhëna të qarta në lidhje me format që ky variant shkakton, sa e rëndë është dhe sa vdekje shkakton kemi të dhëna të pakta edhe për transmetueshmërinë. Ka një transmetueshmëri të ngjashme me BA 2. Është emergjencë për moshat e thyera të bëjnë dozën e tretë. Të pavaksinuarit, bëhen riks për personat e tjerë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *