Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/06/2022
Këngëtari i muzikës r&b, R. Kelly, u dënua me 30 vjet burg së fundi, për përdorimin e famës së tij për t’i nënshtruar fansat e rinj, disa prej të cilëve fëmijë – ndaj abuzimit seksual sistematik.
Këngëtari dhe kompozitori, 55 vjeçar, u dënua për shantazh dhe trafik seksual vitin e shkuar në një gjyq që u dha zë akuzueseve që dikur kishin pyetur veten nëse historitë e tyre po injoroheshin sepse ishin gra afro-amerikane, raportoi “Associated Press”.
Gjyqtarja amerikane e Qarkut, Ann Donnelly, vendosi dënimin, pasi dëgjoi disa të mbijetuar të cilët dëshmuan se si shfrytëzimi i Kelly-t jehoi gjatë gjithë jetës së tyre.
Një juri e shpalli vitin e kaluar Kellyn, 55 vjeç, fajtor për shantazh dhe akuza të tjera.
Zemërimi për sjelljen e pahijshme seksuale të Kelly-t me femrat dhe fëmijët u nxit pjesërisht nga filmi dokumentar i ndjekur gjerësisht “Surviving R. Kelly”, i cili u dha zë akuzueseve që pyesnin veten nëse historitë e tyre ishin injoruar më parë sepse ishin gra afro-amerikane.
“Kelly, i lindur me emrin, Robert Sylvester Kelly, përdori famën, paratë dhe popullaritetin e tij për të sulmuar në mënyrë sistematike fëmijët dhe vajzat e reja për kënaqësinë e tij seksuale”, shkruan prokurorët në dosjen e tyre në fillim të këtij muaji.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)