Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Barometri i Ballkanit edhe këtë vit e rendit Shqipërinë më arsimdashësen në rajon, pasi gjysma e të anketuarve mendojnë se progresi në jetë vjen nëpërmjet arsimit.
Kur shqiptarët u pyetën se “Çfarë është gjëja më e rëndësishme për ecur para në jetë”, 50% e tyre u përgjigjën “Të kesh arsimin të mirë”.
Përqindja e shqiptarëve që lidh progresin me arsimin është më e lartë se në vendet e tjera të rajonit. Në të kundërt vetëm 24% e boshnjakëve mendojnë se arsimi është baza e progresit në jetë, 15% e shtetasve nga Kosova, 20% e maqedonasve, 21% e malazezëve dhe 21% e serbëve.
Besimi se, progresi vjen nga arsimi i duhur shënoi rënie ndër shqiptarët në krahasim me vitin 2021. Barometri i vitit të kaluar tregoi se në shumicën dërrmuese, rreth 88% e shqiptarëve e lidhen suksesin me arsimin, ndërsa këtë vit vetëm 50% e tyre.
Në përgjithësi njerëzit në Rajon mendojnë se progresi në jetë vjen duke njohur njerëzit e duhur. Psh 17% e të anketuarve në Shqipëri mendojnë se në ketë mënyre. Por përqindja e njerëzve që mendojnë kështu është më e ulët se, në vendet e tjera të rajonit.
Psh 26% e boshnjakëve mendojnë se progresi në jetë vjen me njohjet e duhura, gjithashtu edhe 26% e shtetasve nga Kosova, 37% e maqedonasve, 25% e malazezëve dhe 28% e serbëve mendojnë në këtë mënyrë.
Një pjesë tjetër, rreth një e katërta e popullsisë së Rajonit mendon se progresi vjen si rezultat i punës. Duke punuar fort mund të kesh arritje në jetë mendojnë 18 % e shqiptarëve, 29 % e boshnjakëve, 36% e shtetasve nga Kosova, 15% e maqedonasve, 20% e malazezëve dhe 25% e serbëve.
Rreth 8 % e popullsisë në rajon mendon së progresi në jetë vjen nëse je anëtar i një familje të pasur. Personat që mendojnë në këtë mënyrë ishin në përqindje më të larta në Shqipëri (10%) dhe Malin e Zi (12%).
Interesant është fakti se 15% e popullsisë në rajon e lidhin progresin në jetë më të qenit i lumtur. Shqiptaret kanë përqindjen më të ulët të popullsisë që mendon në këtë mënyrë.
Vetëm 5% e shqiptarëve mendojnë se progresi në jetë vjen duke përjetuar lumturi, ndërsa 19% e serbëve dhe malazezëve mendojnë në lumtura është themeli i progresit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)