play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Technology

Një hotel fluturues që shëtit 5000 udhëtarë

today29/06/2022

Background
share close

Dizajneri Hashem Al-Ghaili pretendon se ka shpikur një kryqëzor qiellor, një hotel të vërtetë fluturues, në gjendje të shëtisë deri në 5000 udhëtarë.

Sipas projektit të avionit gjigant që do të shërbejë për udhëtime turistike, nuk do të ketë nevojë për pilot dhe as karburant.

Me idenë e tij guximtare, Al-Ghalili ka ndarë internetin, mes idealistëve dhe realistëve. Shkencëtari nga Jemeni thotë se me këtë projekt kërkon të bashkojë fluturimet komerciale me luksin.

Avioni gjigant është parashikuar të ketë edhe një oborr të madh, rreth të cilit do të ngrihen qendra tregtare, pishina, restorante, palestra, kinema dhe madje edhe një teatër.

Sipas tij, hoteli fluturues do të punojë përmes një motori bërthamor, me një reaktor të montuar në të, çka do të thotë se nuk do të ketë nevojë kurrë të ulet në tokë për t’u furnizuar me karburant. Udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit do të ngjiten aty përmes avionëve apo helikopterëve.

Disa komentues shkruan se pavarësisht bukurisë, dizajni dukej i pakuptimtë dhe i parealizueshëm, ndërsa të tjerë ngritën pikëpyetje për kostot e projektit dhe leverdishmërinë e tij.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *