Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today28/06/2022
Vokalisti i U2, Bono Vox, ka treguar se ka një vëlla tjetër, për të cilin nuk e dinte se ekzistonte për vite të tëra.
“Unë kam një vëlla tjetër, të cilin e dua dhe e adhuroj, të cilin nuk e dija se e kisha”, ka thënë këngëtari në Desert Island Discs në BBC Radio 4.
Vokalisti i grupit irlandez ka thënë se mësoi për gjysmëvëllanë e tij në vitin 2000 dhe asokohe kishte biseduar me babanë e tij në lidhje me të.
Bono i tha prezantuesit se nëna e tij, Iris, e cila ndërroi jetë në vitin 1974, nuk e dinte që burri i saj kishte një fëmijë me një grua tjetër.
“Është një familje shumë e ngushtë dhe kuptova se babai im ka një miqësi të thellë me atë grua të bukur… dhe më pas ata lindën një fëmijë.
Dhe e gjithë kjo u mbajt sekret”, ka rrëfyer artisti.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)