Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Është një nga pikat turistike më të bukura në Dubai. “Kopshti i mrekullive’ në Lindjen e Mesme është pjesë e Librit të Rekordeve Gines.
Padyshim që është një destinacion unik ku lulëzojmë mbi 100 milionë lule.
‘Kopshti i Mrekullive’ është një vend i njohur për banorët dhe turistët që e vizitojnë për të shijuar varietetet e luleve.
Kopshti është hapur në vitin 2013 dhe për çdo sezon pëson një transformim dhe i pret turistët me një temë të re.
Destinacioni mahnitës u fut në Librin e Rekordeve Gines në vitin 2016 për strukturën më të madhe të luleve që marrin formë e një aeroplani “Airbus A380”.
Në vitin 2018 , kopshti u hap me një temë të re, atë të krijimit të personazhit të famshëm të Dinesy, “Mickey Mouse”.
Statuja 18 metra me lule e Mickey u bë skulptura më e lartë në botë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)