play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

“Top Gun: Maverick” mbledh mbi 1 miliardë $ në arkat filmike. Filmi më fitimprurës i vitit!

today27/06/2022

Background
share close

Filmi i shumëpritur i Tom Cruise “Top Gun: Maverick” pati  një tjetër arritje mbresëlënëse në arkat filmike  botërore, pasi kaloi kufirin e një milliard $-ve.

Përveçse u bë filmi më i suksesshëm i të gjitha kohërave i aktorit 59-vjeçar të “Risky Business”, vazhdimi i “Top Gun” i vitit 1986 u bë filmi i parë i vitit 2022 që arriti këtë pas vetëm 31 ditësh në kinema.

Me shitjet e biletave, filmi rrëzoi nga froni  “Doctor Strange” në Multiverse of Madness (943 milionë $) si filmi me fitimet më të larta të vitit në arkat globale.

 

Filmi fillimisht supozohej të dilte në qershor 2020, megjithëse “Paramount” vendosi të ndalonte shfaqjen derisa më shumë fansa të mund të ktheheshin në kinema, një veprim që padyshim u dha rezultat.

“Top Gun: Maverick”, me regji të Joseph Kosinski, është gjithashtu filmi i dytë me fitimet më të larta në historinë e “Paramount” dhe filmi aksion me fitimet më të larta të studios në 15 tregje që përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Brazil dhe Francë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *