Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/06/2022
Modelja Hailey Bieber prezantoi markën e saj te kujdesit për lëkurën dhe mori shumë levdata,por edhe një akuzë mbi përdorimin e emrit.
Kompania e modës, “RHODE”, me themeluese Purna Khatau dhe Phoebe Vickers hodhën në gjyq Hailey Bieber për përdorimin e emrit në linjën e saj të përkujdesjes së lëkurës.
Dyshja i ka firmosur dokumentet dhe ka nisur procesin gjyqësor në New York.
Khatau dhe Vickers u shprehën se kompania ka punuar shumë për të ngritur emrin dhe për të mbajtur një reputacion të mirënjohur, duke marrë parasysh që është një markë e preferuar nga Beyonce, Rihanna dhe Mindy Kaling, ndaj presin që gjatë këtij viti, të dëmshpërblehen me plot 14.5 milionë $.
Bieber e prezantoi markën e saj këtë muaj, ndaj themeluesit e “RHODE” (markës së modës), pretendojnë se përdorimi i emrit të kompanisë së tyre shkakton konfuzion në treg. Ato kane shtuar edhe se tashmë marka e tyre është prekur negativisht.
Ato shtuan se Hailey ishte në dijeni të plotë të markës së tyre, pasi para 4 vitesh ishte munduar që të blinte të drejtat për të përdorur emrin e kompanisë, por themelueset nuk e pranuan kërkesën e saj.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)